Aksident i rëndë trafiku në rrugën Shtime-Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku në mes dy veturash ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Shtime-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Lloshkobare.

Sipas Agim Gashit, zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, nga ky aksident mbetën të lënduar tre persona dhe organet e rendit janë në vendngjarje.

Nga pamjet e siguruara nga klankosova.tv shihet se si njëra prej veturave është rrokullisur anash rrugës.

Image
Image