Aksident në Petrovë të Shtimes, kamionit nuk i funksionojnë frenat

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Petrovë të Shtimes.

Këtë aksident e ka shkaktuar një kamion.

Sipas një lexuesi të lajmi.net, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat me ç’rast një veturë ka përfunduar jashtë rrugës për t’i shpëtuar aksidentit.

Nga ky aksident raportohet se i lënduar ka mbetur vetëm shoferi i kamionit.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se rast i njëjtë kishte ndodhur Gjilan, ku një kamion ishte rrokullisur në qendër të qytetit pasi nuk i kishin funksionuar frenat, duke shkaktuar lëndime në njerëz dhe vdekjen e një personi.