Aksident në rrugën Zhur- Dragash, fatmirësisht pa të lënduar ( FOTO)

Para pak minutash, në afërsi të Zhurit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamionete në rrugën Zhur- Dragash.

Sipas informacioneve që na kanë dhënë dëshmitarë nga vendngjarja dhe të cilët na kanë dërguar këto fotografi për portalin lajme365, nga ky aksident nuk ka pësuar lëndime asnjë person.