Aksident në udhëkryqin Prishtinë – Gjakovë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku ku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:00 në udhëkryqin Gjakovë-Prishtinë.

Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, e ka konfirmuar rastin ku ka treguar se ky aksident ka ndodhur mes dy veturave.

“Pas orës orës 09:00, ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, jot ë rënda dhe më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë”, ka thënë Gashi.