Aksident trafiku mes trenit dhe furgonit në rrugën Prishtinë-Pejë

Treni që po qarkullonte sonte nga Prishtina për në Pejë ka goditur një furgon, duke lënduar tre persona.

Sipas Policisë së Pejës, aksidentu kq ndodhur mes trenit dhe një furgoni në fshatin Videj të Klinës, me ç’rast tre persona janë lënduar.

“Rreth orës 18 10, treni qarkullonte në relacionin Prishtinë-Pejë, pikërisht në fshatin Videj, e ka goditur një kombi, me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.