Aksident trafiku në Gjakovë

Një ngasës i veturës në Gjakovë është vetaksidentuar duke goditur një shtyllë në një zonë që duket e pandriquar. Për fat nuk ka viktima në njerëz përpos dëme të vogla materiale, sipas Sinjali.com. Aksidenti ka ndodhur në rrugën, “Martin Camaj”, në Gjakovë ku ngasësi ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën, “Martin Camaj”, në Gjakovë, por pa pasoja në njerëz.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesante, ku dejtuesi i makinës e ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, ka deklaruar për Gazetën Sinjali,zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.