Aksident trafiku në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, humb jetën një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në magjistralen Kaçanik – Ferizaj ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 22:41.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull, i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/