Aksidentohen pesë vetura në Krushë të Vogël, lëndohet një person

Një aksident trafiku në mes pesë veturave ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 13:15 një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël. Në aksident janë të përfshira pesë vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Osmanollaj.