Aksidentohen rëndë dy kosovarë në Shqipëri

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në kryqëzimin mes Blinishtit dhe Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Dy personat që ndodheshin në motor vinin nga Kosova, njofton Report TV. Sipas të dhënave paraprake, të dy janë lënduar nga aksidenti dhe janë shtruar në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.