Aksidentohen rëndë dy vëllezër shqiptarë në Kroaci

Një aksident trafiku u ka shkaktuar lëndime të rënda dy vëllezërve shqiptarë, të cilët po udhëtonin nga Zvicra për në Kosovë.

Ata janë aksidentuar dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë.

Vetura e tipit Mercedes A3 ka marrë flakë dhe është bërë copë-copë pasi humbi drejtimi.

Pasi flakëve të marra, për fat të mirë, zjarrfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone dhe kanë intervenuar me shpejtësi.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy shqiptarëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci, me qëndrim në Zurich të Zvicrës.

Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e Vinkovcit, ndërsa mbrëmë njëri nga të lënduarit është transportuar në një spital më të avancuar./albinfo.ch/