Aksidentohen traktori dhe vetura në Suharekë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje mes një traktori dhe veture në Suharekë, njofton Policia.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit dy vozitësit dhe një pasagjer, të gjithë meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës.