Aksidentohen veturat në Prizren

Para pak minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në njërën nga rrugët kryesore të Prizrenit.

Aksidenti, në të cilën janë përfshirë tre vetura, ka ndodhur në rrugën William Walker.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pos dëmeve materiale, në aksidentin e shkaktuar nuk ka pasur pasoja në njerëz.