Ka humbur jetën një person gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.
Ndërkaq, një tjetër ka marrë lëndime.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se viktima është i moshës 45 vjeçar.
“Incidenti ka ndodhur në ora 13:00”, tha Osmanollaj për PrizrenPress
Sipas tij, 45 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, i lënduari është i moshës 23 vjeçar.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Personi i cili ka humbur jetën në afërsi të pistës së improvizuar për paragllajding në Cvilen të Prizrenit mësohet se është paragllajdisti i licensuar, Artan Venhari.