Aksidentohet vetura e policisë në Prishtinë

Një veturë e policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku gjatë pasdites së sotme afër bulevardit ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë nga fotografitë e dërguara nga dëshmitarët për Express, shihet se aksidenti nuk ka qenë i rëndë.

E aksidentet e trafikut në të cilat përfshihen veturat e policisë së Kosovës nuk janë të rralla.