Aksion i madh i Policisë, 18 të arrestuar dhe arsenal armësh të konfiskuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 18 persona nën dyshimin e bazuar për trafikim të armeve dhe municioneve.

Në kuadër të operacionit “SHËNJESTRA”, në nivel vendi janë kontrolluar 27 lokacione te ndryshme, janë arrestuar 18 persona të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe dhe ka sekuestruar si prova materiale:

• 57 arme zjarri të kalibrt dhe llojit të ndryshëm
• Rreth 9000 fishek kalibrit të ndryshëm
• 2 Vetura qe janë përdorur për kryerjen e veprës penale
• Një shumë prej 10000 euro para të gatshme:
• 25 telefona celular

No photo description available.
No photo description available.
Image may contain: outdoor
No photo description available.