Aksion i madh i Policisë, kapen 82 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, ka thirrur konferencë për media në orën 14:00, në zyret e saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar.Burime të Gazeta Blic brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se ky aksion është ndërmarrë gjatë ditës së djeshme në rajonin e Podujevës.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, në aksion janë kapur 82 kilogramë marihuanë, ku kanë mbetur të arrestuar tre persona.Njoftimi i plotë i Policisë për konferencën e sotme në orën 14:00.