Aksioni i mbrëmjes, policia mbylli edhe dy lokale të bixhozit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka hasur dje në skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Prishtinë.

Pas ndalimit me ligj të lojërave të fatit, policia e Kosovës ka shpeshtuar kontrollet nëpër bizneset e Kosovës.

Në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit. Katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme.

Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, bremë në rr. UÇK-së, Prishtinë 13.09.2019 – 21:45. Njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit. “Tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro pra të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/