Aktivizohet Gjini

Koha e përshtatshme për punime e ka aktivizuar Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Në një postim në profilin e tij në rrjete sociale, Gjini ka treguar për vizitat në terren për të mbikëqyrë projektet e investimeve kapitale të cilat janë aktualisht duke u realizuar në territorin e Komunës së Gjakovës.

Sipas Kryetarit të Gjakovës, projektet të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar në komunën që ai drejton dhe të cilat i ka vizituar gjatë ditës së sotme janë rruga Gjakovë-Rakovinë-Dollc, rruga në Meqë, parku te lagjja Gecë, rruga në Jahoc, rruga qarkore për Prizren, punët në kolektorët kryesorë të kanalizimeve, punët në Parkun e Qytetit si dhe ndërtimi i shëtitores në lumin Krena.