Akuza nga ish-aktivizti i “3%”-shit: Isa Mustafa e Bujar Bukoshi i dhanë miliona Xhavit Halitit

Në qendër të historisë së 3% pashmangshëm rishfaqet Isa Mustafa, që ishte ministër i financave në këtë Qeveri. Pas këtij kuvendi ai në televizionin publik do të jepte një intervistë.

Janë miliona e miliona marka që u dhanë nga shqiptarët për pavarësimin e Kosovës. U deponuan në dy fonde, atë të Qeverisë së Bujar Bukoshit që njihej si “3%-shi”, e që ishte më i madhi, dhe atë të LPK-së, që u pagëzua në fund si “Vendlindja Thërret”. Për asnjërin kurrë nuk ka pasur dokumente të bollshme publike se sa peshonin. Mbi të gjitha: Kurrë nuk u zbulua se si u shpenzuan paratë që u mblodhën për luftë.

InDoks dy vite më parë kishte transmetuar dokumentarin Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”. Personazhe të këtij dokumentari e kishin përfshirë fortë Isa Mustafën, por edhe Bujar Bukoshin me figura që LDK-ja nuk i sheh si fortë miqësore.

Aktivisti i 3%, Gani Hoxha, në një intervistë për InDoks i kanë thënë fonde paligjshëm  Xhavit Halitit.

“Të gjithë. Merre me mend, fillimi i viti 1998 pa vendim të Qeverisë së Kosovës, pa marrëveshje me kryetarët e fondit, është sigurt se Bujar Bukoshi si kryeministër me ministrin e Financave Isa Mustafën i vendosin dhe i ndanin e i tërhiqnin në një filiale të Deutsche Bankës në Ulm, dhe një vlerë prej 5 milion markave ja japin Xhavit Halitit, person i paverifikuar, person pa subjekt politik atëtëher. Dhe se a ka qenë pjesë e shtabit politik në atë kohë, këto janë pallavra, këto janë formu krejt mas situatës tepër të rëndë në Kosovë, dhe kjo nuk është me u çudit”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka radhitur disa nga figurat që e luftës që kanë manipuluar me fondin e 3%.

“E ke Jakup Krasniqin me këtë Nismën Social Demokrate, e ki Hashim Thaçi e Kadri Veseli që radhitën në PDK, e ki në Vetëvendosje Rexhep Selimin që është pjesë e fuqishme e këtyre manipulimeve, e ke Bujar Bukoshin, tash sekser për me ua bë pushtetin njerëzve, që nuk janë adekuat për themelim të Qeverise, e ke Isa Mustafën nga LDK, që jam i bindur se me rastin e shitjes së; Dardania Bank dhe përfundimin e Ufork-ut që ka përfundu akoma, është një marrëveshje që këta njerëz sa më shumë të organizohen, ta mbajnë pushtetin në nivel të Republikës, dhe të mos ketë asnjë mundësi të hetohen rreth këtyre keqpërdorimeve”, ka shtuar Hoxha./Insajderi