Alarm në Delvinë, zjarr pranë puseve të naftës

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Delvinë. Zjarri ka alarmuar banorët, pasi është shumë pranë puseve të naftës.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, për të shmangur përhapjen e tyre.

Ditë më parë, një zjarr në malet pranë Shëngjinit kishte rrezikuar banesat në qytetin bregdetar.

Vetëm shiu kishte arritur të shpëtonte shtëpitë nga zjarri në malin shumë pranë Shëngjinit.