”Albin Kurti e ka kërcënuar me vrasje Hashim Thaçin” (VIDEO)

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Milaim Zeka, ka thënë se kryeministri i tanishëm Albin Kurti e ka kërcënuar me vrasje ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raporton LAJME365.

Këtë deklaratë Zeka e ka thënë në emisionin Prime Time në Kanal10.

Sipas tij kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur është nënshkruar marrëveshja e Rambujesë, ku nga kjo marrëveshje Kosova u Çlirua nga Serbia, pasi kjo e fundit nuk e pranoi këtë marrëveshje dhe u bombardua nga forcat e NATO-s.

”Albin Kurti e ka kërcënuar fizikisht Hashim Thaçin, i ka thënë ti je vramë, ti je i vdekur, mos u kthe në Kosovë nëse e nënshkruan marrëveshje e Rambujes”, ka thënë Milaim Zeka gjatë emisionit Prime Time.

Ai ka thënë se edhe Thaçi ia ka kthyer Kurtit, por nuk dëshiron të tregoj se çfarë i ka thënë ai, pasi që Thaçi momentalisht ndodhet në Hagë.

Zeka thotë se kjo bisedë ka ndodhur përmes telefonit të tij, dhe se ka edhe përgjime të kësaj bisede, pasi që në vazhdimēsi kanë qenë të përgjuar nga ndërkombëtarët gjatë kohës së luftës./lajme365.com