Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas humbjes së Dardanëve nga Suedia në “Fadil Vokrri”.

Skuadra jonë pësoi humbje prej 0-3 në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë”.

“Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për ‘Botërorin 2022’”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Kosova do të zhvillojë një tjetër sfidë të vështirë, kësaj radhe në udhëtim te Spanja (më 31 mars). /Telegrafi/