Albin Kurti me kandidatët e tij nisin fushatën në Pejë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatët e listës së partisë së tij nga Peja, kanë vizituar këtë qytet duke shënuar kështu njëherit edhe hapjen e aktiviteteve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që së bashku takuan qytetarët, për të shpalosur progamin duke prezentuar edhe kandidatët për deputetë.

Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të listës së VV-së vizituan edhe disa nga bizneset e kësaj komune.