Albin Kurti në Lindje të Mesme, në një konferencë paqeje që po mbahet në Palestinë dhe Izrael

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke marrë pjesë në një konferencë për paqen dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme, raporton Gazeta Express.

Së bashku me të është edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë në Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, bëhet e ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pas Ramallahut do të vazhdohet punimet në qytetin e Tel Avivit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti.

/Gazeta Express, link: https://www.gazetaexpress.com/albin-kurti-ne-lindje-te-mesme-ne-nje-konference-paqeje-qe-po-mbahet-ne-ne-palestine-dhe-izrael/