Albin Kurti në takimin e Internacionales Socialiste: Dallimet kombëtare dhe kulturore kurrë nuk janë shkaktare të konfliktit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Internacionales Socialiste të mbajtur në Rramallah të Bregut Perëndimor të Palestinës.

Në Konferencën, në të cilën kanë pjesë përfaqësues të subjekteve politike nga 25 shtete të ndryshme, Albin Kurti ka folur për natyrën e konlflikteve me ç’rast duke përjashtuar dallimet kombëtare si shkaktare të konflikteve.

“Dallimet kombëtare dhe kulturore kurrë nuk janë shkaktare të konfliktit. Ne kurrë nuk luftojmë pse jemi të ndryshëm. Dallimet eventualisht përdoren e shpërdorohen brenda konfliktit e për konfliktin. Palët luftojnë pse kanë interesa të kundërta, e të cilat mund të mos jenë të vërteta, në kuptimin që ato janë më shumë të elitave sesa të popujve. Këtu arrijmë te çështja e krizës së përfaqësimit”, ka deklaruar Kurti në Konferencën e Internacionales Socialiste .

Ai më tej u ka bërë thirrje Palestinës e Izraelit që të njohin pavarësinë e Kosovës duke theksuar se: “Vij nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur”.

Image may contain: 1 person, sitting, suit and indoor