Albin Kurti shkarkon nga detyra një zëvendësministër

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka liruar nga pozita e zëvendësministrit Bahrim Shabanin.

Bahrim Shabani ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

ky është njoftimi i plotë: 

Kryeministri në detyrë Kurti liron nga posti zëvendësministrin në detyrë Bahrim Shabani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.