Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në Ceremoninë Shtetërore për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së.
Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, që mbahet të mërkurën në sheshin “Skëndërbeu” në ora 11:00.
Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të ftuar që të marrin pjesë në tubimin qendror.