Albulena Haxhiu: Mbledhja e Qeverisë nga Haradinaj është antikushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Qeverisë të cilën Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka thirrur për të premtën.

Haxhiu në Facebook ka shkruar se kjo mbledhje e Qeverisë është skandaloze.

Deputetja e VV-së ka thënë se kjo është shkelje kushtetuese.

“Secili vendim që mendohet të merret ka pasoja edhe penale.Kjo Qeveri ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt. Ky është abuzim dhe shkelje kushtetuese” ka shkruar Albulena Haxhiu.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thirrur për të premten mbledhjen e Qeverisë ku në rend dite do të diskutohet edhe emërimi i anëtarëve të bordit të autoritetit civil.