Aleksandar Vuçiq: Kush është ai trim që do ta kthej Kosovën nën Serbi ?

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Kosovën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, ka diskutuar për tre orë rresht. Fjalimi i tij është pritur me duartrokitje por dhe është ndërprerë disa herë nga anëtarët e organit më të lartë legjislativ serb. Ai para të pranishmëve ka thënë se Serbinë e pret një e ardhme e zymtë duke humbur popullsinë e vet, sikurse ka qenë e zymtë gjendja e serbëve të Kosovës në dekadat e fundit.

Do të më pranojnë si tradhëtar sepse e ka shitur fjalën më të shtrenjtë serbe, dhe nëse ekziston një Obiliq i cili me një akt mund të kthejë nën Serbi tokën e shenjtë, do t’i hap rrugë.  A ekziston ai trim , ai Obiliq, ai hakmarrësi i Kosovës, sot ? Le të mblidhen peshkopët, shkrimtarët, intelektualët dhe politikanët, që ta gjejnë atë bir trim. Më bësoni, menjëherë do të largohem dhe t’ia lejoj ta përfundoj atë punë të shenjtë, sepse unë nuk jam i gatshëm. Do ta pranoj se jam tradhëtar dhe e kam shitur Kosovën, ka thënë ai në fund.