Ali Berisha: Nuk do të ndërtohen hidrocentralët në rrjedhën e Bistricës së Pejës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Ali Berisha bashkë me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, sot kanë vizituar banorët e Rugovës.

Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk do të ndërtohen Hidrocentralet në rrjedhen e Lumbardhit dhe Rugova do të mbetet ashtu siç e krijojë zoti!

Ja postimi i plotë:

Së bashku me Kryeminstrin Haradinaj sot takuam banorët e Rugovës.
Nga ky takim e dhamë një mesazh të qartë si për trevën e Rugovës si për mbarë qytetarët e komunës së Pejës:

-Nuk do të ndërtohen Hidrocentralet në rrjedhen e Lumbardhit dhe Rugova do të mbetet ashtu siç e krijojë zoti!

-Rruga e Peklenes do të kryhet shpejtë;

-Do të bëhet zgjërimi i rrugës Pejë – Kuqishtë.

-Do të bëhet ndryshimi ligjit për Parkun Nacional, duke marrë parasysh kërkesat e banorëve;

-Do të përkrahim fuqishëm zhvillimin e turizmit në këtë bukuri që na fali Zoti;

Për këto premtime, garancë e kemi Kryeminstrin Haradinaj!

Faleminderit Rugovë