ALTERNATIVA merr vendim të rëndësishëm për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka bërë të ditur vendimin e subjektit që e drejton në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet listës së PDK-së dhe as listës së Koalicionit AAK-PSD në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

“Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot. Andaj, sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjëren nga të lartëpërmendurat”, ka shkruar kryetarja e Alternativës, Kusari Lila.

Ajo ka treguar se në ditët në vijim do ta bëjnë të ditur formatin e pjesëmarrjes së Alternativës në zgjedhjet e ardhshme.