Alush Shala, i bashkohet AAK-së

Anëtari i Kuvendit të Prizrenit, Alush Shala, nga dita e sotme i është bashkuar Grupit të kuvendarëve të AAK-së. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në fejsbuk, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar: “Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, asambleistit të Kuvendit Komunal në Prizren, Alush Shala. Nga sot, ai i bashkohet Grupit të asambleistëve të AAK-së për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar, Haradinaj. Ndryshe, kohë më parë,  edhe Shukri Quni, ka braktisur grupin e kuvendarëve të PDK-së duke iu bashkuar atij të Nismas Socialdemokrate. Ndryshe, përkundër largimit të këtyre kuvendarëve, PDK ende vijon të mbetët me 11 anëtarë, grupi më i përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit.