Amari! – Xhudisti i vogël nga Peja me sindromën Down

Sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e sindromës Down, me slloganin “A po m’sheh” – Ne, po e sjellim Amarin nga Peja i cili, së bashku me shumë shokë të tij është fëmijë me shumë ambicie.

Amari nga Peja! – Ai është i dashur me të gjithë! – Është vet dashuria, është fëmijë që i pëlqen sporti, mjetet e puntorisë si dhe shiqimi i serialeve vendore!

Në mesin e aktiviteteve që Amari bën, ai është edhe pjestar i Klubit të Xhudos “Peja”, ku edhe është çertifikuar me brezin e verdhë nga trajneri i tij Admirim Sahara.

“Ëmbëlsirat dhe ushqimi kalorik janë gjëra që nuk mundet me i rezistu shumë!”-shprehet si me shaka babai i tij, Gazmiri.

Përndryshe, sjellja e tij në aktivitetet shkollore flet për të, si një nxënës shumë me diciplinë, zellshmëri, tek mësuesja Mimoza Shala në Shkollën e Mesme të Ulët “Ramiz Sadiku” në Pejë.

“Të kesh në familje një fëmijë si Amari, është kënaqësi e veçantë!”-shton babai i tij.

Ndryshe, Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjerë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”.

#Pejanefokus