Ambasada amerikane i reagon Daçiqit

Ambasada e SHBA-ve në Beograd, ka bërë të qartë se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të mendojë për veprimet e tij duke shkruar në bankënoten 100 dollarëshe mbishkrimin “ Kosova është Serbi”. “ Në vend se të dëmtoj bankënoten me figuren e shkencëtarit dhe politikanit të madh, Benjamin Franklin,  ministri Daçiqi, do duhej që të mendonte më shumë edhe për deklaratën e tij  :“ Bëni luftë me etërit tuaj, paqe me fqinjët tuaj “, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve në Beograd, transmeton Radio  Evropa e Lirë. Ambasada ka reaguar në veprimin e Daçiqit, i cili i ishte bashkuar “ sfidës së internetit” dhe në bankënoten 100 dollarëshe në çirilicë kishte shkruar “ Kosova është Serbi”, ku kishte vendosur dhe firmën e tij.