Ambasada Amerikane: Partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, të mundësohen zgjedhje të lira

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim, raporton Gazeta Express.

Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e ambasadës./express