Ambasada e Çekisë ndihmon shkollën e të verbërve në Pejë

Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, bashkë me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë për fillimin e një projekti të ri që ka për qellim të ndihmojë këtë qendër dhe nxënësit e saj me pajisje të teknologjisë informative që do përmirësojnë shërbimet dhe do ofrojnë mundësi më të mira për nxënësit e verbër.
Me këtë marrëveshje parashihet që gjatë këtij viti shkollor do arrijnë pajisje shtesë për punë të personave të verbër, si printerë braille, makina shkrimi dhe pajisje tjera specifike për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle të vetme në Kosovë për persona të verbër dhe me të parë të dobësuar.