Ambasadorët e QUINT-it arrijnë në zyret e Presidentes së Kosovës

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë arritur në zyrët e Presidentes së Kosovës.

Indeksonline ka paralajmëruar këtë takim në të cilin pritet të rritet presioni që Qeveria e Kosovës të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë me të cilin do të votohen disa ndryshime kushtetuese.

Me vetura zyrtare, ambasadorët janë parë duke hyrë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, para se të vazhdojnë në zyret e presidentes ku pritet të takohen me krerët e shtetit, Osmanin, Kurtin e Konjufcën.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Quint-it./Indeksonline/