Ambasadori Britanik interesohet për zhvillimet në Ministrinë e Bujqësisë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vizituar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me ç’rast ka takuar Ministren Dijana Zivic me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Ministrja Zivic, me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij,  ambasadori Ruairi O’Connell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë, dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore.