Ambasadori Kosnett: Votoni për veten, shtetin dhe të ardhmen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes rrjetit social Twitter ka bërë thirrje për dalje në votime.

“Në Kosovë si dhe në Amerikë, çdo votë numërohet. Secili zë ka rëndësi. Pa marrë parasysh pikëpamjet tuaja, këdo që mbështetni – më 6 tetor, dilni të votoni. Për veten, shtetin dhe të ardhmen”, tha Kosnett.

Mbi 1 milion e 900 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, të dielën zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /REL/