Analisti Kosovar: Vetëvendosje ka rënie në sondazhe për 12 për qind

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka bërë të ditur që në sondazhet që janë realizuar së fundi, Vetëvendosje (VV) ka rënë 12 për qind më pak në përkrahjen e qytetarëve, duke pasur parasysh që në zgjedhjet e fundit kjo parti mori 50,28% të votave, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka bërë të ditur se është realizuar një sondazh dhe që sipas tij VV ka rënie.

Ai ka kritikuar Qeverinë e cila ka mbi 20 skandale, duke thënë se po e lavdërojnë vetën me sondazhe suksesi.

“Mbi 20 skandale Qeveria e Albin Kurtit, edhe dalin me sondazhe suksesi, tu e lavdu vetëvetën. Por dine që sondazhi i fundit e ka qitë VV’në nja 12% ma pak”, ka shkruar Syla.

Gjatë ditës së sotme, VV ka raportuar se kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Qeverisë Kurti 2 është 59.1%.

Vetëvendosje edhe para zgjedhjeve kishte publikuar disa herë shifra kinse nga sondazhet, ku shpesh raportonin se nga do të fitojnë 70% të votave duke u bazuar në rezultatet e sondazheve.

Më poshtë keni postimin e plotë të Sylës. /gazetametro.net