Analizat para shtatzënisë

Dr. Petrit Pupa
Obstetër-Gjinekolog

Analizat e gjakut për sëmundje gjenetike – Në qoftë se po planifikoni të bëheni me fëmijë mjekët rekomandojnë të merrni në konsideratë të bëni analizat e gjakut për çrregullimet gjenetike si Fibroza cistike apo Tay-Sachs.

Testi i glukozës – Pacientët me diabet kanë një rrezik të shtuar të rritjes së fetusit të tepërt gjatë shtatzënisë, si dhe të kenë një fëmijë me nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak pas lindjes.

Kjo është arsyeja pse, nëse jeni mbipeshë ose mendoni se mund të keni diabet, është e rëndësishme të merrni në konsideratë një test glukoze përpara se të planifikoni shtatzëninë.

Testi i tiroides – Një ndër testet e rëndësishëm që duhet të bëni patjetër para shtatzënisë është testi gjëndrës tiroide. Nëse vuani nga hipotiroidizmi dhe trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides që i nevojitet për zhvillimin normal të fetusit, ai mund të ketë probleme me rritjen.

Pap testi – Pap-testi është procedurë për të testuar ndryshimet kanceroze të qafës së mitrës. Përfshin marrjen e qelizave prej qafës së mitrës, në sipërfaqen e jashtme të saj, në kanalin e qafës së mitrës si dhe muret e sipërme të vaginës.

Testi i klamidias = Gratë mbi moshën 25 vjeçare duhet të kontrollohen për klamidia çdo vit, pasi ajo mund të shkaktojë dhëmbëza në tubat fallopiane duke e bërë të vështirë për të mbetur shtatzënë më vonë.