Anashkalimi i mërgatës

Përfundimisht KQZ-ja ka refuzuar mbi 4500 pako me fletëvotime të mërgatës me arsyetimin se ato kanë arritur pas datës së zgjedhjeve. Një vendim i tillë ka shkaktuar reagime, duke e cilësuar si padrejtësi ndaj diasporës. Në QNR dje u dorëzuan mbi 15 mijë zarfe të mërgatës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

15 mijë e 500 zarfe me vota të diasporës janë dorëzuar në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë përfundimisht mbi 4500 pako me fletëvotime të mërgatës u refuzuan nga KQZ-ja me arsyetimin se zarfet në fjalë kanë mbërritur pas datës së zgjedhjeve.

Mirëpo lidhur me këtë kanë reaguar anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se ky vendim është i papranueshëm. Sipas tyre, qytetarëve të diasporës po u mohohet e drejta për të votuar, shkruan më tutje “Zëri”.

Vendimin e KQZ-së si të padrejtë ndaj diasporës e ka quajtur edhe ish-kreu i KQZ-së Mazllum Baraliu, i cili tha se po shpërfillet mërgata.