Angli-Kosovë, në stadiumin St Mary’s në Southampton

Anglia do të luajë ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Kosovës në stadiumin St Mary’s në Southampton, raporton BBC.

Ndeshja e Grupit A, do të luhet më 10 shtator dhe kjo është hera e parë që takohen dy vendet në fushën e blertë.

Në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020, Kosova, në shtëpi ka barazuar 1-1 me Bullgarinë.