Anija me 130 udhëtarë përplaset në portin e Venecias (Video)

Një anije transportuese e tipit “Cruise” ka dalë jashtë kontrollit në Portin e Venecias, në Itali.

Anija e cila me vete kishte 130 udhëtarë, goditi një anije tjetër udhëtarësh dhe u përplas me muret mbrojtëse të Portit të Venecias.

Si pasojë e këtij aksidenit së paku 5 persona kanë mbetur të lënduar.

Porti i Venecias në Itali është i njohur me aksidente të shpeshta të anijeve si pasojë e fluksit të madh të turistëve të cilët e vizitojnë këtë qytet.