Anija luftarake britanike arrin pranë Iranit

Anija luftarake britanike HMS Duncan, ka arritur në Ngushticën e Hormuzit me qëllim të ofrimit të sigurisë së duhur gjatë lundrimit anijeve transportuese të Britanisë së Madhe.

Destrojeri HMS Duncan kushton mbi 1 miliardë euro dhe është i pajisur me sistemet raketore kundër anijeve Harpoon.

Image result for hms duncan

Ditë më parë, autoritetet iraniane kishin ndaluar anijen transportuese britanike në Ngushticën e Hormuzit duke ngritur kështu edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të tensionuar në rajon.

Forcat ushtarake iraniane pretendojnë se anija britanike “Stena Impero”, e cila po transportonte derivate të naftës, ka shkelur rregullat e trafikut detar.

Image result for Stena Impero