Anita Muçaj flet për raportimet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj

Anita Muçaj bashkëshortja e Ramush Haradinajt është deklaruar rreth lajmeve se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike nga bashkëshorti.

Ajo i mohoi këto lajme teksa tha që nuk e arsyeton asnjë lloj dhune.

Sipas saj dhuna është një gjë shumë banale.

“Jo nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk dua as me dikutu sepse është një gjë shumë banale. Ne e kemi një vetëdije më të lartë dhe intelekt më të lartë sesa aty. Unë nuk kam asnjëlloj respekti për çdo lloj dhune dhe as nuk justifikohet”, tha thënë ajo.

Sipas saj këto sulme po vinë nga ata persona që nuk po e duan Haradinajn në krye të shtetit, pasi që sipas tij këto fjalë filluan pikërisht pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për president. /Express/