Anulohen zgjedhjet për Stambollin, riorganizohen me 23 qershor

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka marrë vendim për anulimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Komunën Metropolitane të Stambollit.

YSK vendosi të shqyrtojë kundërshtimet ndaj rezultateve të zgjedhjeve të Stambollit.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës Metropolitane të Stambollit do të riorganizohen më 23 qershor, raporton Anadolu Ajansi.

Partia Republikane e Popullit (CHP) ka shënuar fitore në kryeqytetin Ankara dhe në Stamboll në zgjedhjet lokale të 3 majit.

AKP-ja në pushtet dhe MHP-ja aleate që atëherë kanë bërë thirrje për mbajtjen e votimeve të reja në Stamboll.