Anulohet tenderi për ndërtimin e Spitalit të Podujevës

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka anuluar tenderin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës, raporton Gazeta Express.

Ndërtimi i këtij spitali nuk ishte paraparë në buxhetin për vitin 2021, përkundër që është premtuar disa herë. Tek tani, SHSKUK ka anuluar këtë tender.

Lexo Edhe:

Ndahet nga jeta zyrtari i PD, ish-deputeti Alibeaj jep lajmin e trishtë

Në njoftim e bërë për anulimin e tenderit thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimit buxhetor.

“Sipas ligjit Nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, për projektin ‘Ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm në Podujevë’ nuk janë ndarë mjete financiare”, bëhet e ditur në njoftim.

Kujtojmë që procedura e tenderimit për ndërtimin e këtij spitali ishte shpallur në vitin 2020.

Pasi ndërtimi i spitalit nuk u përfshi në buxhetin e këtij viti, Express disa herë ka raportuar për mos anulimin e tenderit nga ana e SHSKUK’së.

Tags: