Apelohet për vaksinim të fëmijëve

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për vaksiminim e të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile!

“I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit”, thuhet në apelin e IKSHP-së.

Në njoftim më tej theksohet se spthuaj në të gjitha shtetet e Europës dhe të Ballkanit është shënuar epidemi e fruthit porse në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve.