APPLE NXJERR NË SHITJE NJË IPHONE SURPRIZË

Kur Apple tërhoqi nga shitja iPhone SE në Vjeshtën e 2018-ës i la njerëzit në kërkim të një telefoni më të vogël dhe kompakt. Tashmë iPhone SE është rikthyer.

Apple sapo lançoi gjeneratën e dytë të iPhone SE. I vogël, më pak i kushtueshëm dhe me performancë, iPhone SE përmbush të gjitha kriteret e atyre që nuk janë të kënaqur me linjën aktuale të iPhone.

Kur u lançua gjenerata e parë, ekrani 4-inç ishte standard. Tashmë që njerëzit janë mësuar me ekrane më të mëdha, gjenerata e dytë e iPhone SE ka ekran 4.7-inç dhe duket identik me iPhone 8.

Fillon nga 399 dollarë për variantin 64GB dhe shkon më shtrenjtë për modelet 128GB dhe 256GB. Porositë e para fillojnë nga data 17 Prill dhe dërgesat një javë më pas.

Tipari teknologjik më i rëndësishëm në këtë iPhone të ri është sistemi i çipeve. Apple ka vendosur në të njëjtin çip që ka linja iPhone 11 Pro. Është procesori A13 Bionic me tetë bërthama dhe GPU të integruar.

Tags: ,